Një aeroplan i pasagjereve u përplas me një helikopter të parkuar gjatë fluturimit në aeroportin e vetëm në Everest të Nepalit këtë të diele, zyrtaret kane raportuar se së paku tre persona kanë vdekur dhe 4 të tjerë janë të lënduar transmeton arbresh.info
Perplasja ndodhi derisa aeroplani, i cili i përkiste Summit Air, po përpiqej të fluturonte nga Lukla për Kathmandu të dielën në mëngjes, tha zyrtari i aviacionit Raj Kumar Chhetri. Ai tha se aeroplani rrëshqiti në pistë, duke goditur helikopterin e Manang Air.
Të dyja janë kompani private ajrore që kujdesen per turistet dhe nepalezët që jetojnë në zona më të largëta të vendit.
Pas rrëzimit, autoritetet pezulluan shërbimin në aeroportin e Tenzing Hillary në Lukla, portën për në malin Everest./Arbresh.info/
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...