Udhëheqësit nga shumë vende të botës i kanë dënuar të shtënat në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në Pensilvani. Ata kanë dënuar dhunën politike dhe i kanë uruar Trump një shërim të shpejtë, shkruajnë mediet e huaja.
Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres i ka dënuar të shtënat dhe e quajti akt të dhunës politike.
Kryeministri britanik, Kier Starmer ka thënë se është “i tmerruar nga skenat tronditëse” në tubim.
Kurse, kryeministri japonez Fumio Kishida ka thënë se duhet të “qëndrojmë të vendosur kundër çdo forme dhune që sfidon demokracinë”.
Kryeministri australian, Anthony Albanese ka theksuar se të shtënat ishin “shqetësuese dhe konfrontuese”, e kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë se kjo e la atë të ‘goditur’.
Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i cili ka thënë se të shtënat e lanë atë të shokuar.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili takoi Trump këtë javë gjatë vizitës në SHBA për një samit të NATO-s, u shpreh se lutjet e tij ishin me ish-presidentin.
Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva i quajti të shtënat të papranueshme, ndërsa gjithashtu u bëri thirrje të tjerëve ta dënojnë atë.
Kryeministri indian, Narendra Modi e quajti Trumpin mik dhe i uroi shërim të shpejtë. “Dënoni me forcë incidentin. Dhuna nuk ka vend në politikë dhe demokraci”, ka thënë ai./rtk

Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...