Pas Finlandës e Gjermanisë, një tjetër sulm me thikë tronditi Rusinë.
Të paktën 8 kalimtarë u plagosën në rajonin e Surgut, në qendër të Rusisë. Agresori u qëllua për vdekje nga policia në 11:20 me orën lokale, siç bëjnë me dije mediat në vend.
Sipas Komisionit Hetimor të Rusisë, autori sulmoi me thikë kalimtarët duke i shkaktuar plagë 8 personave. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka të vdekur dhe se të lënduarve u ishte dhënë ndihma mjekësore. Agresori nuk është identifikuar ende dhe policia po përpiqet të përcaktojë motivin e ngjarjes.Surguti është qyteti më i madh i rajonit autonom të Khanti-Mansi, me një popullsi prej 350 000 mijë banorësh. Ai është një qendër e rëndësishme e prodhimit të naftës e gazit në vend.
rusi
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...