Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, është vënë në punë menjëherë pas publikimit të storjes për punimin e doktoratës të profesorit të Ekonomikut, Muhamet Aliu.
KTV-ja ka raportuar javën e kaluar për ngjashmëritë e mëdha të punimit të doktoratës së profesorit Aliu me punimin e dekanit të Fakultetit Ekonomik, Skënder Ahmeti.
Më shumë se 20 faqe të temës së tij të doktoratës janë identike me punimin e dekanit të Ekonomikut, Skënder Ahmeti. Aliu ka doktoruar më 2005, ndërkaq Ahmeti në vitin 2001, raporton KTV.
“Rektori i ka shkruar letër profesorit Muhamet Aliu dhe i ka kërkuar sqarime për ngjashmëritë me punimin e profesorit Skënder Ahmeti dhe nëse ka ndonjë ngjashmëri tjetër me këtë punim ose ndonjë tjetër. I është dhënë afat deri më 10 korrik që të kthej një përgjigje dhe të marrim versionin e tij si protagonist të ngjarjes”, ka thënë Këshilltari i Rektorit, Durim Berisha.
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...
“Kosova e re” dhe “Centrali me gaz”, Hoti: Dështimi i këtyre...
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...