Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Në nisje të takimit, Kurti theksoi se Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme, si dy shtete të të njëjtit komb. Kësisoj, ai shtoi se bashkërendimi dhe bashkëveprimi nuk janë zgjedhje, por detyrë kombëtare.
Kurti foli për marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy vendeve dhe nivelin e zbatimit të tyre, si dhe për Sekretariatin Koordinues Ndërqeveritar. E po ashtu, edhe për thellimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm si, diplomacia, energjia dhe infrastruktura hekurudhore.
Krahas marrëdhënieve dypalëshe, Kurti theksoi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëveprimit në politikën e jashtme dhe proceset për integrimin euro-atlantik të të dyja vendeve. Sikurse edhe për bashkëpunimin rajonal./Arbresh.info

“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip” R...
Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e ...
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...
“Kosova e re” dhe “Centrali me gaz”, Hoti: Dështimi i këtyre...
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...