Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka emëruar Samir Shahini Drejtor të ri të Arsimit në Kryeqytet.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se Shahini ka përvojë mbi një dekadë në menaxhimin e arsimit dhe zhvillimin e politikave edukative, përcjell Arbresh.info.
“Angazhimi i tij është fokusuar në promovimin e cilësisë në arsim. Ndër vite ka kontribuar në projekte edukative dhe sociale, duke punuar me organizata ndërkombëtare dhe vendore.Përvoja e tij në trajnime, analizë të politikave arsimore dhe ndërtimin e strategjive të zhvillimit e bëjnë atë një kuadër të përgatitur për përmirësimin e arsimit në kryeqytet”, ka shkruar Rama.
“Vizioni dhe angazhimi i tij janë në harmoni me synimet tona për ngritjen e cilësisë në shkolla dhe zgjerimin e reformës të mësimit tërëditor”, tha Rama./Arbresh.info
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”