Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë vizituar Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, në Prishtinë ku për të parën herë ka nisur mësimi dual në drejtimin e floktarisë.
Nagavci, përmes një postimi në Facebook, tha se nga drejtori i kësaj qendre, Blerim Gërvalla, u informuan se numri i nxënësve për këtë profil u plotësua që në afatin e parë për shkak të interesimit të madh.
“Po ashtu vizituam edhe njërin nga sallonet në të cilin nxënësit do ta kryejnë punën praktike përmes arsimit dual”.
“Arsimi dual po pilotohet për herë të parë nga ky vit shkollor me 5 klasë të nxënësve të klasave të 10-ta, në profilet: Floktari, Kuzhinier, Asistent i mikpritjes hoteliere dhe Murator”, ka shkruar Nagavci.
Tutje, Nagavci ka inkurajuar të gjitha bizneset që të ofrojnë mundësi për të rinjtë që të zhvillojnë mësim praktik në biznese./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...