Lajme aspak të mira për Brazilin dhe tifozët e Neymarit. Ylli brazilian ka kryer dje një rezonancë magnetike (MRI), ndërsa mediat raportojnë se ai është larguar nga klinika dukshëm i mërzitur dhe me humor të rënduar.
Sipas raportimeve të fundit, stafi i trajnerit Carlo Ancelotti dyshon se Santos nuk ka treguar gjendjen reale të dëmtimit të sulmuesit ndaj Federatës Braziliane të Futbollit. Klubi brazilian thuhet se e kishte përshkruar problemin fizik të Neymarit vetëm si një “edemë të vogël” në pulpë, por situata mund të jetë më serioze nga sa mendohej fillimisht.
Ndërkohë, Neymar tashmë është konfirmuar mungesë për ndeshjet miqësore ndaj Panamasë dhe Egjiptit, duke ngritur dyshime të mëdha edhe për gatishmërinë e tij për Kupën e Botës.
Në Brazil po shtohet frika se një tjetër dëmtim mund ta pengojë Neymarin të jetë në formën e tij më të mirë në turneun më të madh të futbollit.
Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...