Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra të Llapit

22:59 | 28 Maj 2026
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në disa pjesë të vendit janë regjistruar reshje me intensitet shumë të lartë, të shoqëruara me rrufe dhe breshër.

Sipas IHMK-së, situata më e theksuar është shënuar në rajonin e Llapit, ku reshjet kanë qenë të përqendruara në intervale të shkurtra kohore.

Në stacionin meteorologjik në Shajkoc janë regjistruar 15.8 mm reshje, ndërsa në fshatin Shajkoc janë matur 28.2 mm reshje, duke treguar ndryshime të dukshme brenda një distance të vogël.

Reshjet intensive kanë ndodhur brenda një ore, nga 11:00 deri në 12:00, gjë që sipas institutit konsiderohet intensitet shumë i lartë meteorologjik.

Shpërndaje në rrjete sociale