Në objektin e Rektoratit është duke vazhduar intervistimi i kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës.
Intervistimi ka përfunduar për profesorin Naser Sahiti, i cili për media është deklaruar optimist, raporton portali arbresh.info.
“Ka shkuar shumë mirë, ka qenë një intervistë relaksuese. Ka pas pyetje prej të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues”, tha Sahiti.

I pyetur nga gazetarët nëse besonte në transparencën e Këshillit Drejtues, ai thotë se beson ani pse kishte dëgjuar për ndërhyrje të jashtme.
“Besoj në transparencë. Ka qenë një fazë kur ka pasur informata që ka ndikime të ndryshme, por mund të them se javëve të fundit nuk kam informata të tilla. Në këtë kontekst besoj që vlerësimi do të plotësisht i bazuar në pikëpamjet e tyre individuale”, deklaroi profesori.
Ky ishte kandidati i fundit që u intervistua. Tani pritet vendimi i Këshillit Drejtues të UP-së./arbresh.info/
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...