Tranformi i FSK-së është preokupimi kryesor i Ministrisë së Sigurisë së Kosovës dhe një ndër prioritetet e autoriteteve të Prishtinës.
Në këtë proces, thotë Zv/Ministri i FSK-së, Burim Ramadani, Kosova ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara si aspektin strukturor, po ashtu edhe stërvitor.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ramadani thotë se Kuvendi ka konsensus për votimin e projektligjeve të FSK-së.
Ai tha se brenda javëve të fundit të këtij viti të votohen këto projektligje, e më pas të fillojë edhe procedura finale për tranzicionin e FSK-së.
Ramadani foli edhe për largimin e pjesëtarëve serbë nga kjo forcë për të cilën tha se është ende shqetësuese presioni i Beogradit karshi vendimit të këtyre pjesëtarëve.
Xhandarmëria do të bëhet me ligj nga legjislatura e ardhshme...
Kurti: Themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri, do ta ...
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore
Kurti për vdekjen e Gagicës: Do të mbahet mend si bartës i o...
Maran flet për listën e Shqipërisë: Kombëtarja ka nevojë për...
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...