Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.
Thaçi ka thënë se gjeneralmajori Salvatore Cuoci, i cili po e përfundon mandatin e tij në vendin tonë, e ka udhëhequr KFOR-in me profesionalizëm të një ushtaraku superior.

“Jeni kujdesur jo vetëm për trupat e KFOR-it, por keni qenë i vëmendshëm edhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. E vlerësojmë lart bashkëpunimin me të gjitha institucionet e Kosovës në garantimin e sigurisë”, ka thënë Thaçi.
Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, e ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin dhe vlerësimin e angazhimit të tij në Kosovë.

“Do ta ruajmë përkushtimin për paqen në Kosovë“, u shpreh Gjenerali Cuoci.
Sipas një komunikate të Presidencës, Thaçi e ka falënderuar gjeneralmajorin Salvatore Cuoci për bashkëpunimin e afërt me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në këtë fazë të rëndësishme kur po bëhet gati që të transformohet në ushtri të Kosovës.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...