Të premten Deçani ishte nikoqiri i radhës i Partisë Socialdemokrate (PSD).
Me rastin e hapjes së zyrës së PSD-së në këtë komunë, kryetari Shpend Ahmeti dhe koordinatorja e degës Natyra Kuçi shprehën kënaqësinë që tashmë ka filluar shtrirja e platformës socialdemokrate edhe në Deçan.
Kështu thuhet në njoftimin për media të PSD-së.
Më tutje në këtë njoftim thuhet se rëndësia e angazhimit publik për të mirën e përgjithshme është se Partia Socialdemokrate përbashkon shumicën që ka pak dhe është mundësia për ta nxjerrë vendin nga mjerimi ekonomik dhe shoqëror.
“Interesimi dhe mbështetja e sotme e qytetarëve të Deçanit dëshmoi se Partia Socialdemokrate po reflekton çdo ditë e më shumë besueshmëri dhe kapacitete për të qeverisur me politika zhvillimore dhe sociale”, thuhet në këtë komunikatë.
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...