Nisma Socialdemokrat, dega në Deçan ka reaguar ashpër ndaj fillimit të lirimeve nga detyra të drejtorëve të Drejtorive në Komunën e Deçanit.
Ata konsiderojnë se heqja e drejtorëve të cilët e kanë kryer me suksese punën e tyre, si Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Qazim Maloku dhe Drejtorin e Drejtorisë së Kulturës Faik Doda, është e pa pranueshme.
“Dështimet në premtimet e tija si Kryetar i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj mundohet të ju hedhë të tjerëve. Po ashtu, Nisma Socialdemokrat dega në Deçan, konsideron së këto lëvizje brenda strukturës drejtuese në Komunën e Deçanit, nuk janë asgjë tjetër vetëm dështim në qeverisje në Komunën e Deçanit” thuhet në komunikatë.
Nisma Socialdemokrat dega në Deçan konsideron se Kryetari Ramosaj, këto ndryshime është duke i bërë më qëllim të goditjes së rivalëve të tij politik që ka brenda subjektit të cilit ata i takojnë (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan).
Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor
Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Aktakuzë në Prizren për mashtrim në tender me dokumentacion ...
Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhjet e 7 qershorit
Gazetari argjentinas: Është shumë e vështirë që Julián Alvar...
Perez thotë se nuk ka asnjë problem mes lojtarëve të Real Ma...