Bashkim Fetoshit nga fshati Xërxë e Rahovecit, përveç torturave që përjetoi gjatë luftës, forcat serbe ia dogjën edhe të gjitha bizneset që kishte.
Restorantin, furrën e bukës e vullkanizerin në të cilat investoi nga puna që bënte në Gjermani, ia shkatërruan në tërësi, duke mos i kursyer asgjë, raporton KTV.
Në vitin 1998, pas dëmeve që iu shkaktuan, u detyrua të ikte në Shqipëri.
Fetoshi thotë se pas shkatërrimit të lokaleve, një grup ekspertësh në atë kohë, kishte ardhur për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Sipas ekspertëve, thotë ai, vlera e dëmeve të shkaktuar nga Serbia, arrin 700 mijë euro.
Për këtë ai ka vendosur që ta padisë shtetin serb, për t’i kompensuar dëmet ekonomike të luftës.
Ndonëse nuk ka marrë përgjigje pozitive se do t’i kompensohet dëmi, Fetoshi beson se do ta fitojë rastin.
Ai apelon tek ata që janë dëmtuar në çfarëdo forme gjatë kohës së luftës, të kërkojnë dëmshpërblim nga Serbia.
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...