Kryetarja e komisionit Albulenë Haxhiu ka thënë se nuk e voton projekt buxhetin pasi që sipas saj është buxhet i asfalltit.
“Arsyeja pse unë nuk mund të votoj për këtë draftbuxhet është se konsiderojmë së nuk është buxhet i zhvillimit, i reduktimit të varfërisë, por i asfalltit. Nuk garanton që shëndetësia do të përparoj apo arsimi. Nuk është ndarë buxhet për avancimin e FSK-së. Nuk ka projekte zhvillimore, e tkurr ndihmën sociale. E mbështet luksin e Zyrës së Kryeministrit, Presidentit. Nuk e adreson Ligjin për lehonat, shtesat për fëmijët nuk i adreson, e as kërkesat e grevistëve nuk i përkrah”, ka thënë ajo.
Deputeti Frashër Krasniqi ka thënë se PSD e ka dhënë qëndrimin për buxhetin.
“Po keqkuptohemi qëllimisht apo pa qëllim mbi rolin e komisionit për çështje të caktuara apo për buxhetin. Vendi ku duhet të folet për aspektet përmbajtjesore për buxhetin është seanca apo Komisioni për Buxhet. Komisioni jonë e ka për qëllim që të shqyrtoj a është buxheti në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë ai.
Edhe deputetja Xhevahire Izmaku ka thënë se pret deklarime tjera, e jo politike.
“Buxheti ka më shumë amandamente të opozitës se sa të pushtetit. Deputetët e subjekteve politike e kanë ndarë”, ka thënë ajo.
Deputeti Hajdar Beqa i propozoi deputetes Haxhiu që ta përcjellë në Kushtetuese nëse sheh hapësirë ligjore.
“Sa i përket raportit mbi ndarjet buxhetore, kemi pasur afatet kur kemi mundur të diskutojmë. Është mirë të votojmë dhe nuk pajtohem kur thotë se bjen ndesh me Kushtetutën. Nëse kryetarja e thotë këtë le ta dërgoj në Kushtetuese ndoshta ka sukses sikurse në lëndët tjera”, tha ai.
Deputeti Bilall Sherifi ka thënë se janë harxhuar ditët për diskutime.
“Kryetarja e paska pa që është një vend që është në shkelje me Kushtetutën atëherë le ta dërgoj. Nga i more vesh të gjitha këto defekte në ligj nëse qenka jo transparent”, ka thënë ai.
“Nuk je ti me m’bo pytje,” i është përgjigur Haxhiu, deputetit Sherifi./arbresh.info/
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...