Hoxhiq: Qytetarët në veri janë viktimë e politikave të larta

22:26 | 13 Korrik 2019

Ministrja e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, ka thënë se qytetarët në veri janë viktimë e politikave të larta.

Ajo konsideron se të gjithë janë ngopur me këto politika dhe se është koha që institucionet të veprojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Hoxhiq e cila një kohë e ka udhëhequr zyrën administrative në veri të Mitrovicës, u shpreh se nuk është në dijeni se ekzistojnë komuna në vend qe nuk i respektojnë ligjet dhe procedurat e Republikës së Kosovës.

Sipas saj, dorëheqjet e bashkëkombësve të saj serbë nga udhëheqja e komunave veriore është një lloj shenje e protestës për tarifën doganore 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Lajmet më të lexuara