
Sveriges utrikesminister Carl Bildt vid Nordiska Rdets session i Oslo. 2007-10-31. Foto: Magnus Frderberg/norden.org
“Rekomandimi im për NATO-n dhe BE-në është që të rrisin praninë e forcave ushtarake në Kosovë dhe Bosnje, për shkak të paqëndrueshmërisë që ky diskutim mund të shkaktojë”, ka shkruar në twitter Bildt, teksa ka komentuar idenë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Shqetësimin e Biltd, e kanë pasur edhe shumë ish-diplomatë të BE-së, të cilët kanë thënë se ideja për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , mund të shndërrohet në precedent edhe për shtetet tjera të rajonit duke përfshirë këtu Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila sfidohet vazhdimisht nga “Republika Srpska”.
Bildt ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian në ish-Jugosllavi nga qershori 1995, ka marrë pjesë në Konferencën së Paqes të Dejtonit në nëntor 1995 dhe ka qenë Përfaqësues i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën nga dhjetori 1995 deri në qershor 1997, menjëherë pas Luftës së Bosnjës.
Nga viti 1999 deri në vitin 2001, ai shërbeu si i dërguar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin.
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë