Në kalimin kufitar “Tabanoc” sot janë lëshuar për përdorim objektet e reja të terminalit doganor me çka duhet të zvogëlohen pritjet e gjata të automjeteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ngjarjen kanë marr pjesë edhe kryeministri Zoaran Zaev i cili tha se rikonstruktimi i kapacitetit infrastrukturor në “Tabanoc” është paraparë sipas standardeve moderne dhe funksionimit me standarde moderne për doganat dhe për lehtësimin e tregtisë dhe kontrollit. Gjithashtu, tha ai, se fillon me punë edhe sistemi informativ ndëroperativ të Drejtorisë së Doganave me sistemin informativ doganor të BE-së.
Ai gjithashtu sqaroi se sistemi transitor kompjuterik tregon alatka për udhëheqje në kohë dhe kontrolle të proceseve transitore dhe procedurore, me çka mundësohet ndryshimin i deklaratës transitore të shkruar me formën e elektronike të transitit. /Telegrafi/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...