Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Policisë kërkojnë që në afat sa më të shkurtër ministritë relevante t’i pranojnë dhe të fillojnë të zgjidhin, siç thonë ata, problemet e rëndësishme për policinë e pyjeve, të burgjeve dhe policisë së rregullt.
Sindikalistët thonë se e kanë më të lehtë të numërojnë gjërat që i kanë se ato të cilat nuk i kanë, duke nënvizuar pagat, uniformat, mjetet teknike dhe makinat, si ndër çështjet më problematike me të cilat ballafaqohen.Ata nëpërmjet një konference për media thonë se pavarësisht faktit që tashmë një vit kërkojnë përmirësim të gjendjes, punët po bëhen edhe më keq.
“Të rikujtojmë tashmë një vit nuk ndërmerret asgjë për policinë pyjore, të burgut, apo të policisë së rregullt. Nuk kemi asnjë përmirësim, madje mendoj se puna bëhet edhe më keq. Për këtë arsye bëj apel që në afat sa më të shkurtër ministritë relevante të na pranojnë dhe të fillojmë me zgjidhjen e këtyre problemeve të rëndësishme për ne, Duke filluar nga pagat e vetë të punësuarve të cilët me rreth 250 padi kanë dëshmuar në gjykatat e shtetit se nuk është në rregull me pagat. Pra 250 padi para gjykatave janë marrë e deri tek uniformat, mjetet teknike, makina, pra nuk do të mund të numëroja. Më lehtë do ta kisha të them se çfarë kemi, çfarë është mirë, se sa çfarë nuk ka”
Goce Dellçev Todev nga kjo sindikatë kërkon që propozim ligjet që janë dorëzuar së bashku me marrëveshjen kolektive për policinë e pyjeve dhe të burgut të sillen këtë javë para riformatimit të kabinetit Qeveritar, në të kundërtën thotë ai, sindikalistët do të vërshojnë rrugët e qytetit për çdo ditë, në mënyrë të pandërprerë, derisa të zgjidhet çështja e tyre.
GOCE DELLÇEV TODEV, SINDIKATA E PAVARUR E POLICISË
“Ligjet që janë dorëzuar, së bashku me marrëveshjen kolektive për policinë e pyjeve, edhe për policinë e burgut, që këtë javë ta sjellin, para reformatimit të kabinetit qeveritar. Sa më shpejtë që të përfundojnë ato, aq më shpejtë do të përfundojmë edhe ne me çfarëdolloj aktivitete sindikaliste. Qëllimi dhe poenta është që të potencojmë për të gjithë atë që në vitin e fundit kishim luftë sllavi në pjesën e paraqitjes së sindikatës sonë, përfaqësim, bashkim të antarësisë dhe kështu me rradhë, por edhe takimet e shumëta që I kemi me ministrat për t’ua kujtuar ministrave se njerëzit që janë rreth tyre ose I gënjejnë, shumë mirë I gënjejnë, u japin fotografi të rrejshme, si ajo që ka ndodhur në 10 vitet e fundit, ose ata duan që ne në mënyrë të pandërprerë që sot e tutje të bëjmë një agjendë serioze dhe pa ndërprerë të dalim çdo ditë nëpër rrugët e Shkupit, ne si policë të këtij shteti të fillojmë me protesta serioze çdo ditë”
Pas konferencës për mediat, sindikalistët kanë shkuar edhe deri tek Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Bujqësisë. /Express/
https://youtu.be/BHiguj3aZSU
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...
Bellingham nën presion, Tuchel në “halle” –...
Ushtarët italianë kryejnë patrullime nëpër Kosovë, KFOR: Me ...
Barcelona ka gati të hap një tjetër pjesë të “Spotify ...
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...