Të premten në Kuvend ministrat dhe zëvendësministrat e rinj do të japin betimin para krye-parlamentarit Talat Xhaferi, për pozitat e reja, në rast se ata miratohen. Atë ditë gjithashtu pritet që kryeministri Zoran Zaev para deputetëve do të arsyetojë ri formatimin e Qeverisë.
Partitë opozitare nuk shprehen të kënaqura me punën e deritanishme njëvjeçare të Qeverisë. VMRO-DPMNE-ja opozitare kritikon qeverinë për rënie ekonomike dhe dështimet në politikën e jashtme.
“Ku janë premtimet e Shekerinskës se për gjashtë muaj do të hapen negociatat me BE-në. Ku është premtimi i Zaevit se do ta ruaj Kushtetutën derisa zhvillohen negociatat me Greqinë. Rekomandimi i pastër u kthye në mashtrime laramane për popullin që Qeveria i ofroi popullit në këmbim me shtetin interesat gjuhësore, historike dhe kulturore. Premtimet për jetë janë shndërruar në nëpërkëmbje të krenarisë kombëtare, historisë maqedonase dhe pasurisë kulturore”, deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se Qeveria Zaev ka stagnuar në procesin reformues. Nënkryetari i këtij subjekti, Elmi Aziri vlerëson se reformat në drejtësi, ekonomia e pazhvilluar dhe manipulimi i pushtetit në zgjedhjet lokale, janë dështimet kyçe të kësaj Qeverie.
“Kemi ngecje te reformat në drejtësi, të cilat ishin të shumëpritura dhe ky ishte sulmi më i madh që bëheshte nga Zoran Zaev përderisa ishte opozitë por edhe nga opinioni publik. Këto ngecje reflektohen me vendimin gjyqësorë për rastin e Almirit dhe Fetah Alimit. Ne konstatojmë se ende nuk janë larguar standardet e dyfishta sa i përket gjyqësorit. Në anën tjetër kemi vlerësim për rritjen ekonomike, respektivisht, kemi rritjen ekonomike më të ultë në Ballkanin Perëndimor dhe këto janë vlerësime të Komisionit Evropian”, deklaroi Elmi Aziti – Aleanca për Shqiptarët.
Nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit nuk e panë të arsyeshme të prononcohen për punën 1 vjeçare të Qeverisë Zaev. Për herë të dytë betimin para deputetëve do e bëj Arbër Ademi nga BDI-ja, i cili në qeverinë paraprake ka qenë zv/kryeministër për Çështje Evropiane ndërsa tani është zgjedhur për të drejtuar Ministrinë e Arsimit. Renata Deskoska nga Ministria e Arsimit kalon në Ministrinë e Drejtësia, e cila më herët i takonte BDI-së në krye me Bilent Salijin. Asaf Ademi nga Besa e Afrim Gashit do të zë karrigen e Robert Allagjozovskit në Ministrinë e Kulturës.
Zëvendësministri i Shëndetësisë i është ndarë BDI-së, edhe atë urologut nga Struga, Asim Musa. Sekretari Shtetërorë i Ministrisë së Drejtësisë i është lënë gjithashtu Lëvizjes Besa e cila zgjodhi Fatos Selamin për këtë pozitë. Ekonomisti dhe ish deputeti Bardhyl Dauti nga PDSH-ja do të udhëheq me postin e minsitrit përgjegjës për Investime të Huaja ndërsa Musadik Beqiri nga e njëjta parti, do të jetë i dyti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Posti zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme do i takojë ish kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Me lëshimin e Qeverisë nga Aleanca për Shqiptarët, kryeministrit Zaev iu deshën më shumë se 7 muaj për të kompletuar formacionin e tij qeveritarë. /Express/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...