Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me përgjimin mes dëshmitarit X dhe Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Emisioni Ajsberg ka treguar momentet e para kur Albert Veliu komunikon në telefon me Agron Xhafajn, pas një sërë takimesh që vetë dëshmitari X dhe gazetari Jetmir Olldashi kanë kryer në Tragjas për të blerë një sasi hashashi.
Ndërkohë vetë gazetari Jetmir Olldashi ka treguar sesi e ka nisur investigimin e tij në lidhje me këtë ngjarje dhe frikën që ka patur për rrezikimin e jetës.
Jetmir Olldashi: Kisha disa pajisje të thjeshta përgjimi. Nuk prisja që të takoja personazhe ose të shikoja një situatë ku ishin përfshirë njerëz me peshë shumë të madhe politike por edhe pushtetarë. Pas kësaj dilemat e mia ishin shumë të mëdha se çfarë do të bëja me këtë material. Vendosa që të mos shkoj më tej, sepse të them të drejtën mendojas se smund të shkoja sërish pa rrezikuar kokën.
Kur doli audiopërgjimi e kuptova që rreziku ishte po aty, pasi tashmë isha në mes të një lufte politike. Një natë më thanë që kishin takuar Babalen dhe se kërkonte një intervistë. PD vendosi vetë ta publikojë atë intervistë./Gazeta Express


Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...