Sot, rreth 30 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, që organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ndërsa mësim nuk do të zhvillohet vetëm në ato qendra ku mbahet testimi.
E ministri Shyqiri Bytyqi ka vendosur që të vizitojë shkollën fillore në kryeqytet “Elena Gjika”, raporton arbresh.info.
Kurse nxënësit e kësaj shkolle kanë pritur ministrin me muzikë violine.
Bytyqi pas një prononcimi të shkurtër ka nisur një takim me dyer të mbyllura me drejtorin e shkollës “Elena Gjika”./Arbresh.info/
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...