Nga ana e Maqedonisë merren masat e nevojshme që mbyllja e rrugës magjistrale Hani Elezit – Kaçanik për shkak të rrëshqitjes së dheut nga ana e Kosovës të mos reflektojë ndaj ekonomisë.
Këtë sot e deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, duke shtuar se ka pasur bisedime konstruktive me kolegun e tij nga Kosova.
“Pasi bëhet fjalë për punë që duhet ta bëjë Republika e Kosovës dhe ajo është bërja e rrugës alternative përmes Globoçicës, ne ndërmarrim gjithçka që mundet nga ana jonë me qëllim të mos shkaktohen dëme ndaj ekonomisë. Kuptohet se masat komplet i ndërmerr Qeveria, sepse nuk kanë të bëjnë vetëm me resorin e transportit, por edhe në pjesën e Drejtorisë doganore dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme”, theksoi Sugareski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri.
Informoi se Kosova planifikon në ditët në vijim të bëjë hulumtim gjeologjik ndaj bazës në të cilat do të kryhet sanimi i rrëshqitjes së dheut. /Express
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...