Ajo u shëndërrua në një yll të filmit pas rolit kryesor në filmin e njohur i cili bëri bujë të madhe për shkak të skenave erotike ‘Fifty Shades’.
Por, Dakota Johnson në një intervistë për revistën e njohur Elle, deklaroj se pas përfundimit të xhirimeve të filmit ajo ka përfunduar në terapi, shkruan arbresh.info.

Aktorja 28-vjeçare zbuloi se skenat filmike sikurse ato të studentes së letërsisë Anastasia Steele në filmat e mbushur me skena erotike e çuan në terapi.

Ajo pranoi se përveç skenave në Fifty Shades, filmi i saj horror Suspiria ishte njësoj i vështirë për të filmuar, “i cili, pa gënjeshtër, më dha aq shumë sa duhej të shkoja në terapi” tha aktorja.

Ndërsa, ndonëse ka në karrierë të suksesshme Johnson e ruan me xhelozi jetën e saj private, ajo ende nuk ka pranuar lidhje me këngëtarin e grupit Coldpaly, Chris Martin me të cilin u pa mjaft e afërt në Malibu./Arbresh.info/
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu