Shkodran Mustafi aksidentalisht lëndoi mesfushorin Jack Wilshere në minutat e parë të ndeshjes në Evropa Ligë ndërmjet Arsenalit dhe CSKA Moscow.
Derisa ishin në një epërsi prej 4 me 1, “Topçinjtë” kishin ndërmend të fillonin ndeshjen fuqishëm në Rusi, transmeton portali arbresh.info. Por, nikoqirët ishin duke u përpjekur për të bërë presion në skuadrën angleze dhe një krosim kishte arritur brenda zonës së rreptësisë në minutën e 8′.
Mustafi u hodh për ta larguar atë me kokë, por topi shkoi pa dashje direkt në fytyrën e Jack Wilsheres.
Mesfushori anglez ishte shtrirë në tokë nga dhimbja e kokës, gjë që detyroi gjithashtu gjyqtarin ta ndërpres ndeshjes.
Wilshere mori trajtimin nga stafi mjekësor i Arsenalit dhe u largua nga fusha menjëherë, por lojtari ishte në gjendje të rikthehet në aksion pas vetëm disa minutave.
Arsenali vazhdoi tutje në çerekfinale të UEFA Evropa Ligës me rezultat të përgjithshëm 6 me 3./arbresh.info/
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...
Zelensky: Ukraina nuk po humb
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit