Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot ka një delegacion të komunitetit rom të kryesuar nga Kryetari i Partisë Rome, Albert Kinolli, shkruan arbresh.info.
Duke i uruar për Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, presidenti Thaçi pohoi se përkundër rritjes së përkrahjes dhe legjislacionit modern e afirmativ për komunitetet në Kosovë, ky komunitet ende po ballafaqohet me kushte më të vështira të jetesës.
“Kemi përmirësim të gjendjes, mirëpo mbetet edhe shumë punë për të bërë, që së bashku ta përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve të të gjitha komuniteteve, por me theks të veçantë të komunitetit rom”, tha presidenti Thaçi.
Ndërsa, Kryetari i Partisë Rome, Albert Kinolli, u shpreh i kënaqur me përfshirjen e komunitetit rom në institucionet shtetërore, por theksoi se qytetarët e këtij komuniteti kanë nevojë për përkrahje më të madhe.
“Edhe në ditë feste të komunitetit rom dhe të kulturës sonë, ne do të mundohemi që ta rrisim ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet komuniteti ynë”, tha Kinolli.
Presidenti Thaçi shtoi se është shumë e nevojshme përfshirja e komunitetit rom në të gjitha sferat shoqërore, që të gjithë të ndjehen të barabartë në shoqërinë tonë./arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s