Presioni i Brukselit ndaj institucioneve të Kosovës vazhdimisht po rritet sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kësaj radhe, Burkesli i ka caktuar afat palës kosovare se kur duhen ta hartojnë statutin e këtij Asociacioni.
Në faqen zyrtare të saj, Bashkimi Evropian vlerëson se njoftimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj për dhënien e mandatit ekipit menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit -Komunitetit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është shumë i mirëpritur.
“Procesi i hartimit të Statutit ka filluar dhe do të bëhet brenda një afati kohor prej katër muajsh.
Ky hap i shumëpritur lejon zbatimin e Marrëveshjes së Dialogut mbi Shoqatën / Komunitetin e komunave me shumicë serbe, e cila është një detyrim që Kosova ndërmori në dialogun e lehtësuar të BE-së, marrëveshjet e Brukselit të Prillit 2013 dhe Gusht 2015”, thuhet në njoftimin e tyre.
BE thekson se do të ftojë Kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, ekipet e tyre, Ekipin Drejtues dhe ekspertët teknikë për diskutime në Bruksel, për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në procesin e hartimit./arbresh.info/
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit
Kurti: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve t...
Pronat, problem për integrimin: Rama pranon vështirësitë, Eu...
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...