Nebojsha Stefanoviq, ministër i brendshëm në Serbi e ka konfirmuar se ndeshja e hendbollit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk do të zhvillohet.
Ai tha se për këtë vendim e ka informuar edhe presidentin dhe kryeministren serbe.
“Unë mora vendim që ndeshjen për turneun e ekipeve junior në hendboll mes Kosovës dhe Serbisë ta anulojë. Ndeshja nuk do të mbahet pasdite, dhe për këtë e kam informuar ministrin e sportit, kryeministrin dhe presidentin”, ka thënë Stefanoviq, transmeton lajmi.net.
Ky vendim është marrë pasi që tifozët huliganë serbë kishin paralajmëruar ardhjen masive në qendrën sportive Kovilovu, ku do të duhej të zhvillohej ndeshja, transmeton lajmi.net.
Hendbollistet e reja serbe dhe kosovare do të duhej ta zhvillonin ndeshjen sot me fillim nga ora 16 në qendrën sportive Kovilovo.
Së shpejti pritet njoftimi zyrtar nga ministritë përgjegjëse serbe.
Serbia është nikoqire e grupit kualifikues për Botëror në cilin përveç Kosovës dhe Serbisë janë edhe Norvegjia dhe Sllovakia. Fillimisht ishte vendosur që ndeshjet të luheshin në Kragujevc, por Federata e Hendbollit të Serbisë për shkak të pakënaqësive të opinionit kishte marrë që mos të përdorën simbolet shtetërore. /Lajmi.net/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...