200 mijë paund është shuma që duhet të paguash për të bërë një fotografi me Princ Charles.
Është ky çmimi që ka paguar miliarderi turk, Cem Uzan, vetëm që ai dhe bashkëshortja e tij të qëndronin pranë Princit në darkën e qershorit 2000, për të inauguruar Fondacionin e princit, një fondacion i ngritur nga vetë Charles për promovimin e arkitekturës dhe dizajnit.
Gruaja e miliarderit, Alana, u ul pranë Princit, por u ra dakort se Yzan duhej të dhuronte 200 mijë paund për fondaconin, gjë e cila u realizua.
Menjëherë pas darkës, fotot e miliarderit me Princ Charles u publikuan në të gjitha mediat e huaja.
Mesa duket miliarderi ia arriti qëllimit të tij, që ishte fama, duke qenë se paratë nuk i mungojnë./TCH/




Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...