Një person është arrestuar, pak pas mesditës të së enjtes në Pejë, pasi ka shtënë me armë zjarri para objektit të Gjykatës Themelore.
Mirëpo, nga këto të shtëna, nuk është lënduar askush.Rastin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibraj.
“Ka pas të shtëna me armë, falë intervenimit të shpejtë të Policisë, kemi ndërhy dhe personi që ka shtënë është arrestuar. Nuk mund të lëshohem më shumë në detaje për shkak të hetimeve”, ka thënë Ibraj.
Siç mëson “Betimi për Drejtësi”, ngjarja që ka ndodhur lidhet me një seancë gjyqësore që ka qenë duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore të Pejës, për një rast të dhunës në familje.Pas asaj që ka ndodhur, kjo seancë e paraparë për sot, është shtyrë për të hënën më 26 mars 2018, nga ora 11:30.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...