Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të Kompanisë MNG Group, të kryesuar nga Mehmet Nazif Gynal, president, shkruan arbresh.info.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj shpalosi punën e qeverisë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte, duke theksuar se Kosova ka potencial për investime dhe ofron kushte të mira bashkëpunimi në kuadër të punës për zhvillimin ekonomik.
“Kosova është një ekonomi e vogël, por me potenciale të mëdha. Jemi të përkushtuar si Qeveri që të ofrojmë kushte të volitshme për të gjithë investitorët e huaj, që ata të ndjehen të sigurt”, tha kryeministri Haradinaj, duke e ftuar delegacionin për investime direkte në fushën e infrastrukturës.
Kompania MNG Group, shprehu interesim për investime të mëdha kapitale në Kosovë, me fokus të posaçëm në projektin e gazsjellësit që e lidhë Shqipërinë me Kosovën, por edhe në projekte të mëdha të karakterit publik dhe atij publiko-privat.
Takimi me delegacionin e biznesmenëve nga MNG Group u bë pas prezantimit paraprak të shumë projekteve të Kosovës në Samitin e Londrës, në shkurt të këtij viti. Plot 39 projekte me vlerë prej 600 milionë euro janë prezantuar nga Kosova në këtë Samit si plan për thirrjen e investitorëve të huaj për të investuar në vend, projekte këto që janë tejet të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës./arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116