Politologu nga Maqedonia, Ylber Sela, ka thënë për Info Magazine të Klan Kosovës se tani shqiptarët kanë të drejt që në çdo institucion të drejtohen në gjuhen shqipe dhe të marrin përgjigje po në atë gjuhë.
Megjithatë, Sela shtoi se statusi i gjuhës shqipe me vendimin e ri parlamentar, nuk do të jetë krejt i barabartë me gjuhën maqedonase, pasi në disa vende, siç është diplomacia e të tjera nuk do të përdorët përsëri shqipja.
“Më në fund gjuha shqipe do të përdoret dhe shkruhet edhe në pushtetin qendror, përveç atij lokal. Megjithatë, nuk është e 100 për qind siç është gjuha serbe në Kosovë. Shqipja nuk do të përdoret në diplomaci, në valuta e në disa vende të tjera”, ka thënë Sela në edicionin special të Info Magazines nga Maqedonia.
“Por, qytetari shqiptar tash e tutje ka të drejt të drejtohet në gjuhen shqipe dhe të marrë përgjigje në gjuhen shqipe. Ky ligj e bën njëfarë barazie, porse prapë gjuha maqedonase mbetet gjuhë e parë. Tani na mbetet neve që ta implementojmë”.
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...