Edhe sot e kanë nisur me replika e akuza mes tyre Rama dhe Basha. Ka qenë kryetari i PD-së Lulzim Basha ai që akuzoi qeverinë se këto 5 vitet e fundit kanë qenë të humbura për Shqipërinë.
I pranishëm në konferencën “Deregulimi i tregjeve” lideri i opozitës tha se shumë familjeve në nevojë iu hoq ndihma ekonomike.
Po ashtu ai tha se Shqipëria eksporton drogë dhe importon plehra.
“Shqipëria është në gjendje te vështirë ekonomike, pasi shumë familje ne nevoje iu hoq ndihma. Po ashtu po përkeqësohet klima e biznesit. 5 vitet e fundit, kanë qenë “te humbura” për Shqipërinë. Qeveria merr vendimmarrje ne mënyrë klienteliste. Ne 5 vite nuk ka patur asnjë investim te huaj. Investimet ne infrastrukturë janë thuajse zero. Kjo qeveri ka rritur borxhin publik. Bie euro dhe thotë ditën tjetër kemi ulur borxhin. Por kur të rritet euro ça do bëjnë? Apo do ikin me një charter? Jemi kthyer në një vend që eksporton drogë dhe importon plehra”, tha Basha, shkruan syri.net.
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...