Programi për specializimin e profesorëve juridik të Kosovës dhe Ohios së ShBA-së, është një mundësi e mirë për profesorët nga Kosova. Tani është në proces gjenerata e tretë.
Xhevdet Halili, profesor në Fakultetin Juridik në UP, theksoi se programi për specializimin e profesorëve juridikë të Kosovës dhe të Ohios së ShBA-së, është një mundësi e mirë për të gjithë profesorët nga Kosova.
“Ky bashkëpunim është me mbështetje të Ambasadës së ShBA-së, dhe State Departamentit. Ideja që ngritja e kapaciteteve në Kosovë. Qëndrimi në ShBA zgjat nj vit. Tani kemi 8 profesorë e asistentë që do të japin kontributin në ShBA. Tani është inicimi i procesit për gjeneratën e tretë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kurse Brian Anderson, profesor në Kolegjin Juridik në Ohio-ShBA, theksoi se kanë ardhur për të vlerësuar gjeneratën e parë. “Ka vlerësime se ka pasur performancë pozitive në këtë program. Metodologjia e mësimit të drejtësisë në ShBA është një veçori në gjithë botën”, tha ai për Radio Televizionin e Kosovës.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116