Ajo që u tha doli të jetë e vërtetë.
Blac Chyna ka konfirmuar se është në lidhje me reperin, YBN Almighty Jay – i cili është 10 vjet më i ri se ajo.
Modelja 29 vjeçare ishte parë shumë e afërt me reperin 18 vjeçar duke nxitur kështu thashetheme se diçka mes tyre kishte nisur, transmeton Klan Kosova.
Spekulimet e para nisën kur të dy ishin parë bashkë duke luajtur me birila, e nga ku ishin larguar së bashku, me të njejtën veturë.
Chyna ishte e lidhur me këngëtarin Mechie por që të dy i dhanë fund lidhjes së tyrë në muajin shtator, pak muaj pas lidhjes.
Derisa në muajin shtator, u publikua një video me përmbajtje seksuale, ku shihej një mashkull misterioz bashkë me modelen, ishte Mechie që konfirmoi se ishte ai në këtë video, por kishte mohuar se vetë ai e kishte publikuar një video të tillë.
Modelja më herët ishte e fejuar edhe me Rob Kardashian, më të cilin ka edhe vajzën Dream, ndërsa ka edhe djalin King nga lidhja e dashurisë më reperin Tyga.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...