Kuvendi i Shqipërisë sonte miratoi në parim Projektligjin për Vetting-un në Policinë e Shtetit me 81 vota pro, asnjë votë kundër dhe 31 vota abstenim.
Ndërkohë votimi nen për nen dhe në tërësi i këtij projektligji u kalua për miratim në seancën e ardhshme, me pajtueshmëri të pozitës dhe opozitës, për të shqyrtuar amendamentet e propozuara për këtë ligj nga LSI.
Gjithashtu me pajtimin e grupeve parlamentare, u shty miratimi për seancën e ardhshme edhe i projektvendimit për miratimin e Kodit te Sjelljes se Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për të shqyrtuar propozimet e paraqitura në këtë Kod.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Hap fals i Arsenalit – gabon edhe ndaj Wolves