Sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi, është shprehur i zhgënjyer që sot nuk kaloi Demarkacioni në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se heqja e raportit Bulliqi nga projektligji e zbeh atë dhe kjo do të ishte e papranueshme për AAK-në, pasi që sipas tij, ky ka qenë material bazë për deklaratën e presidenteve Thaçi-Vujanoviq.
“Heqja e raportit Bulliqi, ia humbë vlerën deklaratës së presidentëve”, tha Kuçi për televizionin publik.
Megjithatë ai u shpreh optimist se nesër në Kuvend do të jenë votat e mjaftueshme për të kaluar demarkacioni. Sekretari i AAK-së, duke komentuar deklarimet e Listës Serbe, tha se kjo është një temë tjetër dhe sipas tij, nëse ata nuk e votojnë Demarkacionin, atëherë duhet shikuar edhe Kushtetutën, për të bërë ndryshime, pasi që sipas tij, Lista Serbe nuk e ka luksin që të kushtëzojë procese në Kosovë.
Sido që të shkojë procesi, Kuçi tha se nëse legjislativi nuk e kalon Demarkacionin, nuk e ka asnjë arsye të vazhdojë punën, dhe parlamenti duhet të shpërndahet.
Për Kuçin “edhe rënia e Qeverisë për shkak të Demarkacionit nuk do të ishte kiamet”.
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...