Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se çështja e Kosovës nuk ka përfunduar dhe se për zgjidhjen e saj duhet dialog midis Beogradit dhe Prishtinës.
Pas takimit me zëvendëskancelarin austriak, Heinz-Christian Strache, në Beograd, Daçiq e falënderoi atë për mirëkuptimin që ka shteti i Austrisë ndaj qëndrimit të Serbisë.
“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën që kemi, që Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por është e rëndësishme që të kemi mirëkuptim edhe për qëndrimin tonë”, tha Daçiq, raporton REL.
Zëvendëskancelari austriak tha se problemi i Kosovës nuk është zgjidhur në afat të gjatë dhe se është e nevojshme që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë kompromis, me të cilin do të respektoheshin edhe nevojat e serbëve.
Ai ka thënë se “asgjë nuk mund të funksionojë njëanshëm”./Rel/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër