Sot gjatë ditës është përuruar fillimi i punimeve në shkollën fillore “Xhevdet Gashi – Plaku” në Komoran.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcillar të cilët vlerësuan fillimin e punimeve të restaurimeve në këtë shkollë.
Ministri Bajrami u shpreh se ministria që ai udhëheq ka për qëllim ngritjen e kualitetit të arsimit.
“Nuk ka rëndësi objekti i cili mund edhe të shtrohet me mermer por rëndësi ka cilësia e mirëfilltë e arsimit dhe kualiteti i mësimdhënies pasi si qëllim kryesor i kësaj ministrie është ngritja e kualitetit nëpër shkiolla” tha ai.
Ministri Bajrami gjatë bisedës me drejtuesit e shkollës dhe me operatorin ekonomik i cili do të merret me renovimin e shkollës mori premtime se restaurimi do të përfundojë brenda 90 ditësh.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...