Fshehja e shtatzënisë së saj për nëntë muaj me rradh nuk e ka penguar aspak Kylie Jenner që të mendojë për veshjet e vajzës së saj e cila erdhi në jetë në datën 1 shkurt.
Lajmin për ardhjen në jetë të vajzës e bëri me dije vetë Kylie nëpërmjet një video të shkurtër me momentet më të bukura gjatë nëntë muajve të shtatëzanisë së saj.
Pas prezantimit të vajzës së tretë të Kim në video, një tjetër detaj është edhe gardaroba e fëmijës së Kylie, emri i së cilës ende nuk është publikuar në media, edhe pse aludimet janë të shumta.
Në videon e Kylie shfaqen fustane dhe këpucë të ngjyrave dhe markave të ndryshme.
Padyshim, duket se kohën që ka shpenzuar për të mos dalë nga shtëpia për shkak se u “trembej” paparacëve Kylie e ka shpenzuar duke porositur veshje për të voglën e saj, gjininë e së cilës e ka mësuar prej kohësh./TCH/




Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri