Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina ka theksuar se gjendja më ndotjen e ajrit gjatë ditëve në vijim pritet të jetë edhe më e rëndë.
Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini ka theksuar se gjendja e ditëve të fundit, krahasuar më pot ë njëjtën periudhë të një viti më parë, është në parametra më të ulët.
“Ne i kemi 12 stacione të vendosura në të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës, dhe përmes tyre në ofrojmë të dhëna të vazhdueshme për gjendjen e ajrit në vend. Por, ajo që i ka alarmuar më tepër qytetarët janë të dhënat nga air ponter – i (pajisja) i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, e cila ndonëse e paraqet ndotjen në nivel më të lartë për 20 për qind se sa stacionet tona”, ka shtuar Morina.
Sipas tij, qeveritë e deritanishme duke përfshirë edhe aktualen, kanë ndarë më pak se një për qind të buxhetit për mjedis, duke shtuar se shpreson që reagimi qytetar të mos jetë eufori e momentit.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...