“Melbourne Park” ka regjistruar një numër të madh spektatorësh të pranishëm në shkallët e impiantit.
Australian Open që përkon dhe me Grand Slamin e parë sezonal në botën e tenisit, ka regjistruar një numër rekord shikuesish.
Organizatorët e këtij turneu kanë mbetur mëse të kënaqur nga shifrat që u janë paraqitur. 743,667 persona kanë ndjekur nga afër ndeshjet e Australian Open.
Për dy javë radhazi “Melbourne Park” ka regjistruar një numër të madh spektatorësh të pranishëm në shkallët e impiantit.
Numër rekord ky krahasuar me një vit me parë, konkretisht të turneu është ndjekur nga 20 mijë spektatorë më shumë, transmeton “SuperSport.al”.
Përballjet e para të Australian Open kanë regjistruar numër të madh spektatorësh, në total numri është 500 mijë. Ndërkohë më datë 20 janar, regjistrohet dhe numri më i madh i shikuesve, 87 mijë persona.
Të ardhurat gjithashtu janë mbresëlënëse. 210 milionë euro të arkëtuara, shifër kjo që u reflektua edhe të shpërblimi që organizatorët kishin rezervuar për tenistët pjesëmarrës në Grand Slamin e parë sezonal, Australian Open 2018, i fituar nga zvicerani, Roger Federer. /SuperSport.al/
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira