Carles Puigdemont do të kërkojë leje gjyqësore për të ndjekur inaugurimin e tij si president katalanas pasi gjykata e lartë spanjolle e ndaloi atë të betohej nga Belgjika.
Qeveria në Madrid kishte paraqitur një apel të diskutueshëm kundër emërimit të Puigdemont si president me shpresën për të bllokuar sesionin e inaugurimit të planifikuar për të marten, shkruan “The Telegraph”, transmeton portali arbresh.info
Pas një debati të gjatë, Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të dërgjojë ankesën dhe ka vendosur që Puigdemont duhet të jetë pjesëmarrës në Parlamentin e Katalonjës për t’u betuar personalisht.
Vendimi përbën një dilemë për Puigdemon, pasi nëse ai kthehet në Spanjë, përballet me arrestim për akuzat për rebelim dhe kryengritje.
Partitë e pavarësisë kishin propozuar një inaugurim në distancë, përmes një lidhjeje me video ose një delegati, gjë e cila u refuzua.
Partia e Puigdemont kanë theksuar se i kanë dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese që të lejojë pjesëmarrjen e tij gjatë ditës së inaugurimit.
Puigdemont është larguar nga Spanja dhe është vendosur në Belgjikë pas shpalljes së Pavarësisë së Katalonjës, të cilën Spanja e ka quajtur të jashtëligjshme./arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...