Një nga këngëtarët më të suksesshëm në botë, padyshim se është Elton John.
Pas 50 viteve karrierë Elton John, ka vendosur që të tërhiqet nga të gjitha turnetë e tij, transmeton arbresh.info
Sipas The Mirror, Elton John po planifikon që këtë gjë ta deklarojë pas performancës së tij në Las Vegas.
John ka kohë që kishte deklaruar se do të tërhiqet nga turnetë pasi dëshiron t’i kushtonte më shumë kohë familjes së tij.
“Kur Zachary shkon në shkollë unë jam në punë dhe kjo gjë nuk më pëlqen… Unë dua ta dërgoj atë dhe ta marrë nga shkolla. Nuk dua të humbas këtë pjesë të fëmijërisë së tij” kishte thënë Elton për BBC.
Elton John ishte i detyruar të anulonte shfaqjen e tij në Las Vegas pasi mjekët kishin vërejtur një infeksion në organizmin e tij.
The Mirror raporton se edhe gjendja shëndetësore mund të jetë njëra nga arsyet që ka shtyrë këngëtarin te tërhiqet nga skena./arbresh.info/
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri