Dhjetëra qytetarë tek “Ura e Gurit” në Shkup kanë filluar protestat kundër rikualifikimit të lëndës për vrasjen e Almir Aliut.
Protestat mbahen nën moton “Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”, si pasojë e kërkesës së prokurorëve të vrasësit të Almirit, të cilët kërkojnë që lënda nga “vrasje e qëllimshme” të cilësohet si “aksident me pasojë vdekje”, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Shpresojmë dhe jemi këtu që të parandalojmë rikualifikimin e lëndës. Kjo luftë nuk është për të gjithë ne. Kjo luftë nuk është vetëm për Almirin, është për neve në të ardhmen. Prej këtu do të shkojmë para prokurorisë për veprim simbolik. Sado që të jemi të qetë, zëri i Almirit nuk dëgjohet. Për këtë ne kemi dalë të protestojmë”, tha Visar Vishka, aktor dhe nismëtar i kësaj proteste.
I akuzuari për vrasjen e 4 vjeçarit Almirit, Boban Iliq, i cili para disa seancash kishte pranuar veprën për të cilën akuzohet, tha se ndihet fajtor dhe shumë i penduar.
Ndërkaq, të akuzuar janë edhe prindi i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjarët e tij Sami Demiri dhe Abdulla Aliu për vepër penale “përdorim të dhunës”./Telegrafi/

Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...