Lajmi për arrestimin e gjashtë shqiptarëve në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, të cilin e dha media ruse Sputnik, është i rremë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjendja është stabile dhe nuk është konfiskuar armë e as arrestuar askush.
Kjo media ruse, së bashku me medien serbe Tanjug, kanë dhënë lajm të rremë që në Kosovë janë arrestuar gjashtë shqiptarë të cilëve u është gjetur armë dhe municion. Këtë lajm, këto dy media po e ndërlidhin me vizitën e Presidentit serb në po këtë fshat.
“Jemi në verifikim të informacionit edhe pse deri me tani nuk ka asgjë,” thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Express.
Sputnik ka shkruar se në një lokal të fshatit Llapnasellë, fshat ky me shumicë serbe, policia e Kosovës ka konfiskuar nga gjashtë shqiptarë, dy revole, municion dhe dy thika.
“Me tutje, policia e Kosovës ka njoftuar se tek të dyshimtit janë gjetur edhe dy shufra metalike”, ka shkruar Tanjug, duke cituar Sputnikun.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po qëndron në Kosovë në vizitë një ditore, ku pas pak kohe do ta vizitojë edhe Llapnasellën, por për momentin gjendet ende në Mitrovicën veriore ku po takohet me përfaqësuesit politikë serbë të asaj zone.
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...