Sipas një studimi të kryer nga Univeristeti i Kalifornisë, buzëqeshja para telefonit tuaj mund të përmirsoj gjendjen tuaj shpirtërore.
Hulumtuesit i kanë ndarë pjesëmarrësit e studimit në tri grupe dhe i kanë obliguar ata që të bëjnë nga një foto në ditë për tri javë, transmeton arbresh.info.
Grupi i parë duhet të bënte selfie duke qeshur, i dyti duhet të shfaqte lumturinë, ndërsa grupi i tretë duhet të pozonte duke menduar për personin tjetër që i bën të lumtur.
Njerëzit në tri grupet kanë përjetuar emocione të ndryshme, por gjithashtu janë vërejtur edhe ndryshimet.
Pjesëmarrit në grupin e parë janë shfaqur më të sigurtë në vete, madje ekspertët thonë se buzëqeshja e tyre e rreme ka luajtur rol në ngritjen e disponimit.
Duke e parë veten fizikisht të angazhuar në mënyrë pozitive, sikurse është buzëqeshja, ka gjasa të ulet stresi, kështuqë ju do të ndjeni vetën më të lumtur dhe më të relaksuar./arbresh.info
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Gren...
Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...
Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit, po ndihmonte RENE...
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...
Ushqimet dhe pijet më të mira për energji dhe shëndet gjatë ...
La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr gj...