Aromat e ndryshme mund të kenë efekte që zgjasin në disponimin dhe mirëqenien tuaj.
Mësoni se cilat aroma ju konvenojnë më shumë.
Shqisa e të nuhaturit mund të risjellë kujtime dhe të krijojë të reja. Parfumi i vërtetë nuk rrit vetëm vetëbesimin e njerëzve, por ndryshon edhe disponimin në tërësi.
Por, cilën aromë duhet ta përdorni në raste të ndryshme?
Kundër padisponimit: kur ndiheni të palumtur ose pak depresiv, përdorni parfumin me aromë të fortë të citrusit i cili menjëherë do t’jua rrisë moralin.
Për optimizëm: Disponimin tuaj do ta përmirësonte edhe më shumë aroma e bimëve fushore. Parfumi duhet të jetë i freskët dhe shumë subtil.
Kundër vetëpërmbajtjes: Spërkateni veten me parfum nga esenca e luleve verore. Kini kujdes, aroma nuk duhet të jetë e fortë.
Për joshje: Nëse jeni në disponim për të joshur pak, misku dhe vanilja do të ndihmojnë të rrisin disponimit e çdokujt që ju merr erë. Ato janë afrodiziakë të njohur dhe përmirësojnë libidon.
Kundër nervozes: Përdorni parfume siç janë aromat e ëmbla të livandës dhe kamomilit. Ato rinojnë shqisat dhe ju bëjnë më të qetë gjatë tërë ditës. /Telegrafi
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Apeli liron nga qelia rojen e sig...