Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ndërtimin e fabrikës së municionit.
Ai ka vlerësuar se situata e sigurisë në vend është dukshëm më stabile krahasuar me periudhat e mëhershme, duke theksuar shtrirjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës.
“Natyrisht edhe si rezultat i fuqizimit të institucioneve tona të sigurisë, me theks të veçantë të ushtrisë, policisë dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”.
”Tri këto institucione janë zhvilluar në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe krahas punës të themi në baza ditore në shtrirjen e rendit dhe ligjit”, ka thënë ai , në një intervistë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Sipas Maqedoncit, përmirësimi i gjendjes së sigurisë lidhet drejtpërdrejt me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe bashkërendimin e tyre në funksion të ruajtjes së stabilitetit në vend.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...